Zbardhen të tjera detaje nga vrasja me armë zjarri e Ritvan Ramazanit mesditën e sotme në Shkodër. Deri më tani raportohet se policia ka arrestuar tre persona, mes tyre një prej autorëve.
Dy autorët e dyshuar të ngjarjes janë Duel dhe Hydajet Memedaj, vëllezër me njëri-tjetrin.
Mësohet se dy autorët e dyshuar janë nipat e Gëzim Mehmedajt, që akuzohet për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Arben Ujka, në vitin 1992.
Gjithashtu mësohet se dy autorët e dyshuar të ngjarjes janë dajat e Bajram Bregut, mikut të Ibrahim Licit në Shkodër.
Lici është në kërkim nga policia por nuk është nën hetim. Ai kërkohet në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Bilali një vit më parë.
LEXO EDHE:
Vrasja e Ritvan Ramazanit – Arrestohen 3 persona, mes tyre një prej autorëve
Etiketa: Shkodër, vrasje