Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me krimin tronditës që ndodhi sot në Kavajë.
41-vjeçari Dritan Haxholli, që mbeti i vrarë me armë zjarri gjatë një sherri në banesën e ish-të dashurës, është një emër i njohur për policinë. Mësohet se shkak i krimit është bërë vendimi i Marsida Qatjas, e martuar (burri në burg në Gjermani) dhe nënë e 3 fëmijëve, që t’i jepte fund lidhjes me Haxhollin, gjë që nuk është pranuar nga ai. Ky i fundit shkoi në banesën e saj, ku ishin 3 meshkuj të tjerë, miku i saj me të cilin kishte një lidhje, dhe 2 shokë të tjerë, që i kishte thirrur për ndihmë.
Tronditës është fakti që kjo ngjarje mund të kishte përfunduar edhe më keq, duke qenë se 3 fëmijët e Marsidës ndodheshin në banesë në momentin e shkëmbimit të zjarrit mes Toçit dhe Haxhollit. Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.
Gjithashtu mësohet se 30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila u bë ‘mollë’ sherri për krimin që ndodhi gjatë natës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër, ka qenë nën hetim nga prokuroria e Kavajës për mashtrim. Burime për News 24 bëjnë me dije se motra e saj ka një agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive.