Aktualitet

Krimi për pronën në Lushnjë, Policia: Një viktimë, plagoset babai me dy djemtë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:59 - 29/07/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Garunjas të Lushnjës, ku një sherr për motive pronësie mes disa të afërmve ka përfunduar në krim.






Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi u qëlluan me armë gjahu nga kushëriri i tyre.


I vrarë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur babai Shuaip Hasalla dhe dy vëllezërit Emiljano Hasalla dhe Laert Hasalla.







Policia ka shpallur në kërkim dy autorët, vëllezërit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla.




Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë R. H, 30 vjeç (vëllai tjetër).



Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

LEXO EDHE:

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, 1 i vrarë dhe dy të plagosur

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas