Plot 27 goditje me thikë në trup ka marrë Regis Runaj, 23 vjeç nga shoku i tij Euglen Halili, i cili së bashku me Xhuljo Hoxhën, e kishin ftuar viktimën për të konsumuar lëndë narkotike.
Autorët e krimit të rëndë u arrestuan sot nga RENEA dhe FNSH. Euglen Halili dhe Xhuljo Hoxha janë vrasës me pagesë.
Në afërsi të varrezave, Runaj ka marrë një goditje me thikë pas shpine nga Halili, duke rënë pa ndjenja. Autori në gjakftohtësi e godet edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Detajet tronditëse u bënë publike nga Policia e Elbasanit mesditën e sotme gjatë një konference për mediat. Polumbarët e RENEA-s gjetën thikën në Shkumbin, aty ku e kishin hedhur dy vrasësit, të mbështjellë me një qese.
Euglen Halili dhe Xhuljo Hoxha janë gjithashtu autorë të vrajses së Emiljano Ramazanit mesditën e 20 korrikut te vendi i quajtur rrethrrotullimi i luleve.
Për të dyja vrasjet, policia e Elbasanit deklaron se autorët janë paguar nga një grup tjetër kriminal.
LEXO EDHE: