Aktualitet

Kriminaliteti – 11 ekzekutime mafioze, 25 vrasje në 5 muajt e parë të vitit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:30 - 31/05/21 |
mapo.al

Pesë muajt e parë të këtij viti regjistruan 25 vrasje, 6 më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numrin më të lartë të ngjarjeve kriminale e mbajnë dy muajt e fundit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përveç rritjes së numrit të vrasjeve, rritje në numër kanë shënuar edhe atentatet mafioze. Teksa hyjmë në qershor kemi lënë pas 5 muaj shumë të vështirë në fushën e rendit dhe sigurisë me një bilanc të frikshëm të kriminalitetit






Në 5 muajt e parë të këtij viti kemi 11 atentate mafioze, 4 më shumë se një vit më parë. 11 nga 25 vrasjet e shënuara vijojnë të jenë të pazbardhura. Vlora, Shkodra dhe Elbasani janë tre qytetet ku ka më shumë ngjarje kriminale, por nuk mbeten pas edhe qytete të tjera si Fieri dhe Tirana. Kriminaliteti dukshëm po shënon rritje dita-ditës, ndërsa autoritetet shprehen se janë në proces hetimi. Gazeta MAPO sjell një përmbledhje të ngjarjeve kriminale në 5 muajt e parë të këtij viti si dhe qytetet më problematike.


11 ekzekutimet mafioze
Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, rezultoi i zhdukur më 8 janar të këtij viti. Dyshohet se Pecorelli mund të jetë vrarë në Pukë, aty ku u gjet makina e djegur, të cilën biznesmeni e kishte marrë me qira në Rinas. Dyshohet se ai ka patur konflikte të mëhershme në shtetin fqinj. Ngjarja, ende një mister.







Ekzekutimi i Ilir Kuçit më 24 janar në Durrës, i njohur ndryshe si Edmir Begu, dyshohet si ekzekutim i tipit mafioz nga persona të paguar. Shkak dyshohet larja e hesapeve për prishjen e pazareve të drogës.
Më datë 1 shkurt në Fier ekzekutohet brenda automjetit Shkëlzen Kastrati.



Një muaj pas ngjarjes, policia identifikoi autorët me pagesë, por jo porositësit e krimit. Në pranga ra një prej katër autorëve të dyshuar.



Më 6 shkurt në Vlorë vritet pranë banesës së tij Gentian Qarri. Ky i fundit i dënuar për trafik droge. Kjo ngjarje është ende e pazbardhur, ndërsa dyshohet se është kryer po nga vrasës me pagesë.

Në mes të Tiranës, mëngjesi i 25 shkurtit nuk ishte i qetë. Pranë zonës së piramidës ekzekutohet Behar Sofia, i njohur si baron i drogës. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka rënë vetëm në gjurmët e autorëve, por nuk ka mundur të gjejë porositësit.

Durrësi tronditet me ekzekutimin e njërit prej ish-anëtarëve të bandës së Lul Berishës. Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi u qëllua me breshëri kallashnikovi më 20 mars, teksa ishte brenda në makinë.
Po ashtu, nga vrasës me pagesë thuhet se u ekzekutua edhe Bardhok Pllanaj. Më 4 prill, drejt ‘Kumbarit’ të Shkodrës, u qëlluan mbi 120 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Gjithashtu, vrasja e Bledar Birçajt dhe Delon Troqes në Vlorë, janë atentatet që dyshohen të jenë kryer nga vrasës me pagesë.

Identifikimi i tyre nuk është bërë ende, ndërsa pistat kryesore të hetimeve janë konfliktet dhe larja e hesapeve mes grupeve rivale për prishjen e pazareve të drogës dhe e shkuara e viktimave jashtë vendit.

Pa autor ka mbetur ende edhe vrasja e Everest Çakës në Elbasan, si dhe ajo e Endri Mustafës në Shkodër.

Shkodra, Elbasani dhe Vlora, vatra të krimit
Ekzekutimi i 25-vjeçarit Emiliano Ndou në Bardhaj të Shkodrës pak ditë më parë nga bashkëfshatari Mark Kodra, është vrasja e dytë brenda muajit maj në këtë qytet dhe e treta në 5 muajt e parë të vitit. Pak ditë më parë u ekzekutua Endri Mustafa, ndërsa në një atentat mafioz në 4 prill u vra Bardhok Pllanaj. Megjithatë në këtë qytet ka dyshime dhe për vrasjen e Violeta Gurrajt, por ende autori/ët nuk janë vërtetuar nga hetuesit. Pas Shkodrës renditet Vlora, me 4 vrasje mafioze.

Qyteti i Vlorës në pesë muajt e parë të vitit 2021 nuk ka pasur qetësi. Përveç atentatit të dështuar për eliminimin fizik të Edison Begajt pak ditë më parë, qyteti është tronditur edhe katër herë të tjera në atentate mafioze.
Gjithçka filloi në datën 6 shkurt, me ekzekutimin me kallashnikov të Gentjan Qarrit. Viktima po lëvizte në këmbë kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri plumbash. Ngjarja vijon të jetë e pazbardhur, ndërsa dyshohet të jetë për larje hesapesh dhe prishje të pazareve të drogës. Qarri ishte dënuar në Itali me 11 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Pa u bërë një muaj, Vlora do të bëhej sërish lajm në kronikën e zezë. Tauland Gjikaj sapo kishte debatuar me autorët në një lokal në Vlorë për shkak të një borxhi dhe ishte larguar. Gjikaj u ekzekutua sapo doli nga automjeti i tij me xhama të zinj. Njëri prej autorëve, Hansi Jonuzi, u arrestua në ditën e ngjarjes. Pak javë më vonë në polici u vetëdorëzua edhe Skerdian Gabrani.

Prilli u mbyll në qetësi në Vlorë, por 10 maji riktheu sërish atentatet mafioze. Bledar Birçaj u ekzekutua në një atentat të mirorganizuar nga dy persona, ndërsa po lëvizte me dy persona të tjerë në automjetin e tij. I kthyer vetëm një muaj më parë nga Spanja, vrasja e Birçajt po hetohet për konflikte që mund të ketë pasur atje. Hetuesit akoma nuk kanë mundur të gjejnë makinën e atentatorëve.

Kur jehona e plumbave ndaj Bledar Birçajt akoma nuk ishte shuar, Vlora u trondit sërish. Delon Troqe u ekzekutua para biznesit të tij mbrëmjen e 21 majit. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy persona. Autorët u larguan dhe dogjën mjetin në fshatin Sherishtë. Edhe Troqe kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Elbasani
Më 21 prill Pjerin Xhuvani, i njohur si eksponent i Partisë Socialiste, vritet gjatë një shkëmbimi zjarri në qytet. Në këtë ngjarje, u plagosën edhe katër persona të tjerë, mes tyre edhe një efektive e policisë. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi për shitblerje votash 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Më 5 maj polici vret gruan në Elbasan. Ish-efektivi i policisë, Koço Buzo, qëlloi me armë zjarri drejt bashkëshortes së tij me të cilën ishte në proces divorci. Gruaja u qëllua për vdekje në momentin kur po dilte nga gjykata. Të dy ishin në proces gjyqësor në Gjykatën e Elbasanit, për të zgjidhur martesën. Gjë e cila nuk është pranuar nga bashkëshorti. Mësohet se ai qëlloi drejt bashkëshortes së tij me një armë zjarri automatik, duke e lënë të vdekur në vend.

Më 11 maj Everest Çaka, i cili ishte në shoqërinë e së shoqes vritet brenda në makinë. Çaka ishte kthyer pak kohë më parë nga jashtë vendit, ndërsa mendohet se ekzekutimi i tij lidhet me përfshirjen në trafikun e narkotikëve. Atentatorët, pas vrasjes dogjën automjetin në Golem të Durrësit, ku dhe humbën gjurmët.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas