Shqipëria njihet si vendi ku ndodhin ngjarje kriminale ku trafiku i drogës, pastrimi i parave si edhe atentatet janë kthyer në një normalitet të përditshëm për vendin duke na renditur në vendet e para të listës së vendeve të rajonit në lidhje me kriminalitetin.
Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë ndodhur 42 atentate dhe janë shënuar 24 të vdekur si edhe 23 të plagosur. Më i fundit ishte atentati i paradites së sotme në aksin Vlorë-Levan ku mbetën të vdekur Hakim Xhezo dhe Shpati lena.
Renditja për nivelin e kriminalitetit:
Greqia
Shqipëria
Italia
Malta
Kosova
Bosnja
Maqedonia e Veriut
Mali i Zi
Serbia
Kroacia
Sllovenia