Aktualitet

Ngjarjet kriminale, Rama thërret me urgjencë Çuçin, paralajmëron ndryshime














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:57 - 27/06/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një reformë në Policinë e Shtetit të parashikuar për në shtator, kohë kur pritet dhe ndryshimi i Qeverisë dhe mbledhja e Parlamentit të ri, por që me sa duket do ndodhë së shpejti.






Nga Vlora, pas mbledhjes së Asamblesë së degës së PS, Rama kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve për t’u larguar pasi kishte thirrur ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e Policisë për të lancuar një fazë të re të ristrukturimit, siç tha që është e mira të përshpejtohet.


“Do ju kërkoj ndjesë për t’u larguar sepse kam thirrur ministrin e brendshëm dhe disa nga drejtuesit e policisë për të mos humbur kohë, për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit, që është përgatitur por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti të përshpejtohet me disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, deklaroi Rama.

Lexo edhe :  Rama: Nga 1 qershori heqim qeset plastike! Ç’do ndodhë me bregdetin








1




Etiketa: , , , ,

Pas