fbpx

Bota

Krisma para sinagogës, dy të vrarë në Gjermani






               Publikuar në : 13:48 - 09/10/19 |
mapo.al

Dy persona u vranë përpara një sinagoge në Gjermani. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin Halle.


Sipas gazetës BILD, përveç kësaj, mbi varrezën hebrenje është hedhur edhe një granatë. Autorët kanë përdorur një armë automatike për të qëlluar shumë herë. Më pas ata janë arratisur në drejtim të Lajpcigut.



Policia u ka kërkuar banorëve të qytetit Halle që të mos dalin jashtë pasi autorët janë akoma në arrati. Ndërkohë ka pasur krisma edhe në një fshat pranë qytetit Halle.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në ditën e Jom Kippur, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit hebraik.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas