ShowBizz

Kritika për ekspozimin e jetës luksoze, ja si “mbrohet” Aurela Hoxha






               Publikuar në : 17:52 - 12/09/19 |
mapo.al

Aurela Hoxha është tepër aktive në rrjetin social “Instagram”, ku ngahera ka rënë në sy për jetën e saj luksoze. Në videon e publikuar së fundmi, modelja shihet duke lundruar me një jaht.


Kaq ka mjaftuar që t’i vërshohen komente jo fort të këndshme. Madje, një prej ndjekësve nuk ka ngurruar që ta kritikojë për ekspozimin që i bën jetës së saj, në një kohë kur një pjesë e mirë e njerëzve luftojnë për të mbijetuar. E megjithatë, Aurela nuk e ka kursyer përgjigjen.

“S’është çudi të kesh mundësi të marrësh jaht me qira, pasi që kur më njeh ti dhe gjithë populli shqiptar, me njeh nëpërmjet punës sime. Të qenurit e njohur ka disfavore, si përshembull: ndjekës si puna juaj të interesuar, por jo mirë të informuar. Sa për njerëzit pa bukë, më dhemb shpirti, dhe po të kem mundësi, do ndaja dhe kafshatën me ta. Njerëz si puna juaj nuk bëjnë mirë që i përgojojnë nëpër komente për të bërë interesantin, nuk është rasti”-ka shkruar Aurela Hoxha.

Risjellim në vëmendje se modelja është e lidhur prej kohësh me një biznesmen nga Miloti që jeton dhe punon prej vitesh në Spanjë, në fushën e hotelerisë.


Etiketa:

Pas