Këngëtarja Jonida Maliqi, e cila do të përfaqësojë nesër Shqipërinë në Eurovision 2019 me këngën “Ktheju Tokës”, është hasur me një sërë kritikash mediatike për anglishten e saj të çalë në intervistën e dhënë për edicionin e 64-t.
Mirëpo Jonida ka vendosur të reagojë duke shpërndarë në “Insta Story” një tjetër pjesë të intervistës, për të treguar se nuk e ka aspak problem komunikimin në gjuhën angleze.
Nëse e beson në të vërtetë këtë gjë këngëtarja, epo medoemos na duhet ta besojmë edhe ne, apo jo?