fbpx

ShowBizz

Kritikohet për dekoltenë, Enca Haxhia: Lëreni gjoksin tim të qetë!





               Publikuar në : 14:35 - 22/07/19 |
mapo.al

Enca Haxhia është komentuar gjithnjë për format e saj të kolme, të cilat nuk ngurron t’i ekspozojë nëpër videoklipe. Mirëpo, një ndjekëse është fokusuar së fundmi tek ekspozimi që ajo i bën veçanërisht gjoksit. “O Enca, do të të bëj një pyetje. Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin?” Mos ma merr keq, ti më pëlqen shumë…”-ka shkruar ndjekësja, e cila nuk ka ngelur pa një përgjigje.


“Le të themi që gjoksi nuk është si qenushi që e nxjerrim nga shtëpia kur të duam. Ne vajzat me gjoks të madh e kemi aty gjithë kohen dhe duam s’duam bie gjithmonë në sy. Kjo ishte pjesë e një klipi ku xhiruam NE PLAZH me bikini. Unë kam veshur fustan. Edhe nëse do vishja diçka të mbyllur, gjoksi im sërish do të binte në sy. Jetë të gjatë gjoksit të madh!”-ka shkruar Enca, e cila e ka postuar këtë koment edhe në “Instastory”-n e saj. “Në emër të gjithë vajzave me gjoks të madh, lëreni gjoksin tonë të qetë! (Vazhdoni t’i adhuroni, gjithsesi)”– ka vijuar Enca krahas komenteve të shkëmbyera.





Etiketa:

Pas