Aktualitet

Kritikoi Xi Jinping për pandeminë, dënohet me 18 vite burg miliarderi kinez








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:56 - 22/09/20 |
mapo.al

Një miliarder në Kinë është dënuar me 18 vite burg, pasi kritikoi presidentin Xi Jinping për menaxhimin e pandemisë.


Ren Zhiqiang u shpall fajtor nga një gjykatë për korrupsion, përvetësim fondesh dhe ryshfet. Manjati i pasurive të patundshme, me lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë kinezë, pasi shkroi një ese të ashpër me kritika ndaj Xi Jinping, u akuzua për korrupsion.


Përveç 18 viteve burg, Zhiqiang do të paguajë dhe një gjobë prej 620 mijë dollarësh. Në esenë e tij, manjati kinez nuk e përmend presidentin me emër, por i referohet udhëheqësit të lartë si një “kloun” të etur për pushtet.



Ndërsa për Partinë Komuniste thekson se vendosi interesat e saj përpara shëndetit të qytetarëve të Kinës.




Etiketa: , , , ,

Pas