Kryesore

Kriza – Basha: Vendimet që do merrja unë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:41 - 26/11/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, tha në ‘Syri Tv’, se nëse do të ishte në pushtet, do të pajiste të gjithë të pastrehët me konteinerë.



Basha tha se do t’ua çonte paratë të gjitha familjeve në zonat rurale për t’i ndërtuar shtëpitë në mënyrë individuale, sepse i bëjnë më shpejt.


Kryedemokrati theksoi se jemi në një situatë krize, jemi një vit pas tërmetit dhe prej disa muajsh pandemia.



Basha tha se nëse do të ishte kryeministër, do të blinte më shumë tamponë, për të testuar masivisht qytetarët.



Ai shtoi se Rama ka 7 vite në krye të qeverisë, ndërsa premtimet e tij s’janë gjëkundi. Basha tha se paratë janë, por po shkojnë tek aferat korruptive të inceneratorëve.


“Ku janë 300 mijë vendet e punës? Ku është shëndetësia falas? Jam politikan me rekord publikë. Punët që kamë bërë kanë lënë gjurmë“-tha Basha.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas