Aktualitet

Kriza/ BB: Shqipëria do të humbasë 1,4% të PBB në vitin 2020





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 09/04/20 |
mapo.al

Shqipëria pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, thuhet në raportin e pranverës të publikuar nga Banka Botërore në lidhje me vendet e Europës dhe Azisë Qendrore. Shkak për këtë do të bëhen ndalimi i udhëtimeve si dhe masat e marra për parandalimin e përhapjesë së koronavirsuit në vend.


“Covid ka goditur prodhimin, tregtinë, turizmin dhe shërbimet e tjere jo të tregëtueshme. Rindërtimi dhe rimëkëmbja e prodhimit të energjisë elektrike do të kompensojnë pjesërisht rënien në aktivitetet të tjera. Turizimi dhe trasporti, të dy këta sektorë do të marrin goditje të fortë nga pandemia, pasi numri i furnizimit të punës do të bie ndjeshëm nga masat e marra nga qeveria për distancim social”.


Banka Botërore thotë se nëse pandemia arrin të kontrollohet në tremujorin e  dytë, ekonomia pritet të ketë një kthesë pozitive në tremujorin e fundit të vitit.


“Rindërtimi por edhe rimëkëmbja e turizmit mund ti japin një shtysë të fortë aktivitetit ekonomik të vendit”.


Borxhi publik pritet të rritet mbi 70% të PBB në vitin 2020, si dhe deficiti do të rritet në 3,9 për qind të PBB, si pasojë e të ardhurave të pakta për shkak të pandemisë dhe mbështetja financiare e dhënë për rindertimin pas tërmetit të 26 nëntorti të vitit të shkuar.

Edhe varfëria pritet të rritet me 0.4 për qind, por gjithcka varet nga kohëzgjatja e masave kundër covid, pasojat në punësim dhe në të ardhura. Monitor

Image


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas