Vihet në dyshim premtimi kryesor i qeverisë për garancinë dhe kredinë sovrane, që biznesi të marrë kredi dhe të shlyejë pagat e punonjësve apo për kapërcimin e krizës. Biznesi po përballet me vështirësi dhe me burokraci në banka. Flasin për gazetën MAPO, përfaqësuesit e sipërmarrjes, Arben Shkodra, Zak Topuzi dhe Gjergj Buxhuku
Masat shtrënguese dhe izolimi total për shkak të pandemisë, kanë bërë që biznesi të kalojë një nga situatat më të rënda në këta 30 vjet. Shumë sipërmarrje jo vetëm që nuk kanë marrë pagë lufte nga qeveria, por janë përballur dhe me refuzimin e bankave për të përfituar kredi me interesa të ulëta, si pjesë e garancisë sovrane, qëKryeministri premtoi më datë 20 prill. “Që nga nesër të gjitha bizneset mund të aplikojnë për të përfituar nga paketa e parë” u shpreh kryeministri.
Por duket se jo gjithçka që deklarohet zbatohet në terren. Bizneset që kanë aplikuar, janë ndeshur me burokracitë e pafundme të bankave të cilat i kërkojnë dokumente pa fund. Nga ana tjetër bankat e nivelit të dytë që janëngarkuar për disbursimin e shumës prej 88milionë euro të vënë në dispozicion, kërkojnë garanci të forta në lidhje me fuqinëpaguese të kredisë, megjithëse ligji parashikon se nërastmospagese, biznesi vihet nën sekuestro dhe nxirret në ankand.
“Jemi nëperiudhë të vështirë” është përgjigjja qëdëgjojnë rëndom përfaqësuesit e biznesit. Kryetarja e Unionit të dhomave të Tregtisë, InesMuçostepa tha dje në një dalje televizive se për këtë kredi kanë aplikuar 400 biznese, dhe kanë përfituar vetëm 70 prej tyre. Kjo do të thotë që 330 biznese të tjera të cilat e kalojnë shumën prej 14 milionë lekësh në vit xhiro, kanë hasur pengesa në pagimin e punëtorëve.
“Nëse flasim sot për garancinë sovrane, ky është mekanizëm i mirë. Por po shohim se nuk është i mjaftueshëm. 400 sipërmarrje kanë aplikuar për kredinë sovrane, dhe vetëm 70 prej tyre kanë lidhur kontrata. Ne mendojmë se ky numër ngelet i ulët. Nuk ka kënaqur sipërmarrësit për nevojën e likuiditetit që kanë. Që kur u hodh ideja e kredisë sovrane, pati skepticizëm nga sipërmarrësit, pasi interesat ishin të lartë. Bankat nuk marrin risk, dhe nuk duan të rrezikojnë. Ne nuk jemi në situatë normale. Nga Banka Botërore u paralajmërua se do të ketë rritje të papunësisë. Nuk jemi në situatë normale, ku bankat do i hyjnë kontrolleve për dokumentacione. Por jemi në moment ku kemi nevojë” thotëMuçostepa.
Biznesi
Vështirësinë për të marrë kredi për likuiditete e konfirmon dhe kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Arben Shkodra. Në një prononcim për MAPO ai u shpreh, se shumë prej bizneseve prodhuese në vend janë të detyruar të pushojnë njerëz nga puna, apo t’i drejtohen pagës së luftës pasi bankat u kanë mbyllur derën. Pyetjes sonë nëse ka anëtarë nga shoqata e tij që kanë aplikuar Shkodra i përgjigjet “Kanë aplikuar dhe i kanë mbyllur derën, me paketën e parë, tani të shohim me paketën e dytë. Natyrisht përgjatë gjithë kësaj kohe biznesi i prodhuesve dhe eksportuesve është përballur me vështirësi të mëdha për shkak të izolimit. Shumë nga ata janë në kushtet e mbijetesës”.
Kryetari i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, i cili përfaqëson dhe bizneset më të mëdha në vend, thotë se paketa ështëe pamjaftueshme, dhe si e tillë i mbetet filtrit të bankave të vlerësojnë fuqinëpaguese nga secili biznes. “Meqë paketa është e kufizuar, ne mendojmë se iutakon bankave të vlerësojnë se kujt i takon dhe kujt jo kredia sovrane” thotëBuxhuku për MAPO. Vlera e huas, e vënë në dispozicion nga Bankat për çdo biznes pjesëmarrës, mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Biznesi, por duke mos e tejkaluar vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar prej Biznesit, në përputhje me Legjislacionin Tatimor në fuqi, por në asnjë rast, vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë se 150 000 lekë. Huaja duhet të kthehet për dy vite dhe me një marzh bono thesari 12-mujore, plus 0,5% interes, por asnjëherë më shumë se 2,85% interes. Por nëse kredia nuk kthehet në kohë, sipas përcaktimeve, atëherë qeveria do t’i konfiskojë këto biznese.
Turizmi
Por në sektorin e turizmit situata është akoma më e rëndë. Kryetari iShoqatës Shqiptare të Turizmit Zak Topuzi thotëpër MAPO, se hoteletdhe agjencitë turistike janë në emergjencë likuiditeti dhe po presin paketën e dytë të kredive. Sipas tij, gjendja mund tëagravojë pasi shumë prej personave që kanëprenotuar pushimet u kërkojnë paratëmbrapsht agjencive.
“Për momentin po presim paketën e dytë, e cila ka të bëjë me likuiditetet. Bankat nga ana e tyre, e kanë të garantuar paranë, pasi në ligj thuhet se shteti në rast mospagese vë nën sekuestro bizneset dhe aksionet, dhe i shet ato në ankand. Mbyllja e kufijve, por edhe masat shtrënguese në vend kanë bërë që në shumë nga hotelet të mos shkelë njeri.
Por më e rëndë paraqitet gjendja në agjencitë turistike, të cilave douduhet të kthejnë paratë personave që kanëprenotuar më herët për të përfituar nga ulja e çmimeve. Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht. Ka pasur shumëkancelime, dhe nuk dihet si do vazhdojë më tej, por mendoj se shumë prej bizneseve në këtë sektor do falimentojnë” thotë Topuzi.
Sipas tij edhe kufizimet e orarit, që po aplikohen në këto momente po e dëmtojnë shumëbiznesin e hotelerisë, për turizmin vendas. “Ikemi bërë një kërkesë ministrit tëTurizmit që të lejojë makinat të shkojnë drejt bregut, vetëm duke deklaruar se janë pushues, por deri më tani s’kemi marrë asnjë përgjigje. Nga ana tjetër dhe fasha e orarit, që mbyll gjithçka që në 17:30 na dëmton shumë”-shprehet Topuzi.
/Mapo.al/