Vlora është ndër qytetet më të goditura për shkak të pandemisë, ndaj kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, Arben Breshani kërkon një strategji konkrete për të rimëkëmbur ekonominë.
“Ajo që ne duam të theksojmë, duam një ndërhyrje emergjente nga ana e shtetit për t’i ndihmuar sa më shumë këto biznese sepse në qoftë se ne flasim sot për 80 biznese, muajin tjetër do jenë rreth 180 të tilla”, thotë ai.
Një izolim i dytë sipas tij do të sillte një gjendje edhe më të rëndë.
“Flitet që do ketë një valë të dytë që do jetë vërtet katastrofike për biznesin e vogël por edhe për biznesin e vogël. Shpresojmë për jo. Nëse vërtet do ndodhi, duhet të merren masat paraprakisht sepse do ketë falimentime shumë të mëdha nga biznesi i vogël”, vijon ai.
Në periudhën mars-maj në Vlorë janë mbyllur 80 biznese nga 52 që ishte një vit më parë.
Tashmë familjet i kanë kthyer sytë në muajt e mbetur të verës, për të siguruar të paktën mbijetesën.