Kriza e përfaqësimit kulturor sot në politikën shqiptare

Nga Ndriçim Kulla

Mishel Fuko së bashku me Maks Weberin janë dy “mësues” të mëdhenj të politikës që i kanë mëshuar shumë parimit, se politika u takon profesionistëve, por si janë sjellë vallë këta “lloj” profesionistësh në politikën shqiptare? A s’është vallë në pikën e vet më të lartë të krizës përfaqësimi demokratik i kësaj legjislature kur përfaqësimin në demokraci një tjetër filozof i studimeve politike e ka quajtur si një “kompeticion midis elitash”? Për të qenë të vërtetë, cilësia e përfaqësimit ose përbërja e parlamentit shqiptar ka filluar të bjerë dramatikisht që prej një dekade, duke mos pasur më në vetvete atë plejadë të tërë njerëzish të kulturës, dijes e profesionizmit, ata njerëz të idealit (qoftë të majtë apo të djathtë) që politika arriti t’i përfaqësonte në gjirin e vet në periudhën menjëherë pas shembjes së regjimit komunist. Ishte fillimi i tranzicionit në shpresat dhe pritshmëritë e mëdha ai që e frymëzoi këtë simbiozë. Pastaj politika bëri udhën e vet e një pjesë e inteligjencës dhe elitës shqiptare u tërhoq në aktivitetin e saj të përditshëm. Legjislaturat vijuan ta humbnin joshjen tërheqëse dhe inkurajuese të intelektualitetit shqiptar në të gjitha fushat, duke e varfëruar deri në shterpëzim trupin e të përzgjedhurve të shqiptarëve. Po megjithatë, s’është kjo masa apo arsyeja kryesore për ta dëshmuar në krizë këtë përfaqësim. Nëse deri para kësaj legjislature mund të flisnim, me plot të drejtë, për një rënie të theksuar të vlerave e cilësive individuale të saj krahasuar me legjislaturat e mëparshme, zbardhja dalëngadalë e skandaleve, mashtrimeve e pjesëmarrjeve nëpër krime, afera të pista e deri në burgimin apo dënimin me arrest-shtëpie të disa deputetëve e kryetarëve bashkie, i dha përfaqësimit të sotëm cilësimin si më të përlyerit e më të njollosurit trupë parlamentare të të gjithë kohës së demokracisë shqiptare. Madje për të qenë realistë, askush s’do të arrinte ta besonte ndonjëherë që pas 20 e ca vitesh, gjendja e përfaqësimit tonë të hynte në një krizë të atillë kulmore sa nevojitej që ajo me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve të zgjidhej me një ligj të veçantë, me ligjin e aq shumë përfolur të dekriminalizimit. Është pikërisht ky ligj damkosja e kësaj legjislature me nofkën e “atrofizimit” më të pashembullt të vullnetit të popullit, e kësisoj edhe të formës së qeverisjes në të cilën ndodhemi, si e keqja më e madhe që mund t’i shkaktohej shoqërisë së brishtë e të përvuajtur shqiptare, nëpërmjet bllokëzimit apo shfuqizimit të dialogut mes qytetarëve dhe institucioneve. Gjithkush ka parë gjatë këtyre viteve “ecejaket” nëpër salla gjyqesh e emisionesh televizive të sa e sa deputetëve për të mbrojtur veten nga akuzat, pa menduar ndonjëherë se ç’bëhet me detyrimin e tyre parësor, atë të përcjelljes në parlament të zërit të njerëzve? Ndoshta, qemë mësuar me paaftësinë e profesionistëve të politikës, por kurrë ndonjëherë me “kriminalizimin” e tyre. Flitet shpesh për faktin se qytetari i zakonshëm është indiferent ndaj politikës, e për pasojë abstenues në votim. Por, nisur nga kjo gjendje në të cilën ndodhet sot përfaqësimi i tij politik, me shumë gjasë do të qe më mirë të flitej për një “përbuzje” të qytetarit ndaj politikës. E kjo britmë përbuzje nuk duhej anashkaluar, përkundrazi duhej trajtuar me shumë kujdes, sidomos nga qeveria e majtë ,por edhe nga opozita e sotme që sigurisht pretendon se nesër mund të jetë në drejtimin e vendit, për të ndrequr njëherë e përgjithmonë këtë plagë të mavijosur për të gjithë shoqërinë. Ligji i dekriminalizimit është, duhet zbatuar, por kjo mund të mos mjaftojë. Një ligj i pashkruar moral, për partitë, përfaqësuesit e tyre duhet të bëhet yll polar i përzgjedhjes së vlerave më të larta kulturore dhe profesionale të këtyre profesionistëve. Përndryshe populli do t’ia kthejë shpinën gjithë sistemit politik e do të priret kah përmbushjes së interesave të tij në rrugë të tërthorta. E kjo do të qe kriza mbi krizë e përfaqësimit.




Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252