Aktualitet

‘Kriza’ e Rinasit – Lirohen kontrollorët, vetëm tre mbeten “brenda”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:27 - 08/04/21 |
mapo.al

Janë liruar 25 kontrollorët të cilët u shoqëruan nga policia për shkak të bllokimit të punës së tyre ku si pasojë janë ndërprerë fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”. Lajmin e ka bërë të ditur avokati Rezart Kthupi. Momentalisht nga 28 të shoqëruarit në fillim, vetëm tre prej tyre vijojnë të mbahen në ambientet e policisë





Mësohet se tre të shoqëruarit që vijojnë të mbahen janë, Armando Fezga, kreu i sindikatës, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, i cili ishte i pari i shoqëruar nga kontrollorët.


Kujtojmë se ndaj kontrollorëve ka nisur dhe një hetim nga Prokuroria për “Shpërdorim Detyre”. Teksa ende nuk ka asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme. Ndërkohë prej ditës së djeshme në aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza” nuk është kryer asnjë fluturim.

Lexo edhe :  Kontrollorët e Rinasit apelojnë vendimin e Gjykatës, kërkojnë lirimin nga burgu



Nga ana tjetër avokati i kontrollorëve e quan shkelje procedimin për vepër penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ sepse sipas tij kontrollorët nuk kanë funksione publike pasi Albcontrol është Sh.a.


LEXO EDHE: 


Kontrollori flet pas shoqërimit: 10 orë në Polici, më sekuestruan telefonin

2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas