Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kriza e Utopisë!

by mapo.al
20/12/2021
in Aktualitet, Blog
0

Ndonëse nuk jam gazetare, dhe kam një kohë të gjatë që e kam distancuar veten nga ai që mund të jetë edukimi gjeo-politik nëpërmjet studimeve ekonomike , ndjej në vetvete një zë, i cili më flet e më thërret t’i kujtoj vetes që dhe unë, larg atdheut, jam pjesë e krizës së utopisë që po pëson populli im shqiptaro-demokrat.

Kanë kaluar tashmë 31 vjet nga ai moment kur prindërit tanë menduan se beteja më e madhe kishte mbaruar dhe dielli në fund të tynelit mund të fillonte të shkëlqente më i fortë se kurrë.

Na prisnin liria fjalës, liria e mendimit, liria e edukimit, liria e kulturës dhe e integrimit, liria e të ushqyerit pa tollona, liria e veshjes pa u bërë viktimë e fletërrufeve, liria e muzikës, liria e lëvizjes pa kufi dhe më në fund liria më e madhe: ajo e besimit fetar. Të gjtha këto qenë arritje që populli mbarë gëzoi pa kushte.

Për herë të parë, ”komunistë” dhe “demokratë”, të persekutuar dhe të privilegjuar të atij sistemi u ndeshën mbas 50 vjetësh. Në formë krejt të natyrshme erdhi krijmi i rrymës dhe frymës së re, të asaj që ndër vite do të njihej si partia më e madhe e kohës post-komuniste: Partia Demokratike. Optimizmi dhe dËshira për të vrapuar drejt asaj lirie që kishte qenë e kufizuar në mënyrën më brutale për një kohë aq të gjatë, dha si konseguencë anashkalimin e një pike mëse të rëndësishme.

Populli demokrat, i vuajtur dhe i rraskapitur, nuk dinte ose kishte harruar se duheshin bërë llogaritë me të shkuarën përpara se t’i hidheshin me kokë të ardhmes, dhe se me shpirt-bardhësi mund të mendonin se kjo liri ishte diçka që mund të ndanin me këdo dhe me armikun. Është më se evidente, që mbas 31 vjetësh ai armik, nuk na i ka ndarë kthetrat. Është aty.

Qëndron krenar mbi kokat tona, mbi të shkuarën tonë, duke shpërfillur internimet pa fund, burgjet e padrejta, vrasiet e pa justifikuara, dhunimet dhe përdhunimet e padenoncuara, duke mbërritur në rezultatin e ditëve të fundit, ku populli im demokrat është kthyer në një turmë plot me shumë “Don Chisciotte” që vrapojnë pa fund kundër këtyre mullinjive të eres. Historia praktike dhe ajo e librave, filozofia moderne, politika reale na kanë thënë dhe na kanë dëshmuar se i ashtuquajturi “komunizëm” përcjell me vete atë konceptin e utopisë.

Pra një ideal etiko-politik, i cili nuk është i destinuar të realizohet në formë istitucionale, por që ka në të njëjtin moment një funksion stimulues të turmës, duke dhënë frymëzimin e duhur për të nisur çdo lloj lëvizje. Shqiperia, toka jonë, e cila është bërë shtëpia e “Lizës prej botës së çcudirave”, po pëson në vitin 2021, efektin e kundërt.

Ka kthyer të drejtën e demokracisë në një utopi totale, dhe utopinë vetë, e ka zhytur në krizë të pa precedentë, ku viktimave u kërkohet në përditshmëri se me cilën anë duhet të marrin pjesë. Do më pëlqente shumë të hyja në brendësi, të kujtdo, që mund të ishte kandidati më i favorizuar i Partisë Demokratike, por besoj se kësaj dite popullit tim, çdo demokrati, nuk i nevojten më analistë, sondazhistë, gazetarë, opinionistë, facebookistë, por i nevojtet një fjalë që t’i rikujtojë se nga vinë, në mynyrë që të ri-gjejnë forcën e bashkimit për të luftuar një herë e mirë të shkuarën, dhe të kenë si rezultat gëzimin e të ardhmes së bashku.

Do të doja sot në këto ditë të këtij dhjetori të acaruar me një përberje të nxehtë, t’i kujtoja secilit demokrat, që ne, jemi po ai populli krenar i “Pashko Vasës” që na thoshte dikur:

“O moj Shqypni , e mjera Shqypni
Kush të ka qitë me krye n ‘ hi ?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut te thirrshin nanë .
Ke pase shumë t ‘ mira e begati ,
Me varza t ‘ bukura e me djelm t ‘ ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina ,
Me armë të bardha , me pushke ltina ,
Me burra trima , me gra te dlira ;
Ti nder gjith shoqet ke qenë ma e mira”
Do doja shumë, që asaj të shkuarës t’ia shëronim të gjitha dhimbjet, plagët dhe padrejtësitë.

Do doja edhe që figura të shumta dhe të spikatura të së djathtës tonë t’i jepnin me llogjikë, dashuri dhe respekt për vetveten dhe ne, lamtumirën e duhur kësaj beteje dhe ti hapnin rrugë shekullit të ri, Europës, Amerikës, civilizimit, zgjedhjes së të ardhmes dhe elegancës së politikës, që i përket krahut tonë të djathte.

Deri atë ditë Zoti qoft me ne dhe me atdheun tonë.

Tags: Megi Mane Dema

JU SUGJEROJME

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
Bota

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj

15/05/2022
Vladimir Putin bie dakort që në Mariupol të ndërhyjë Kryqi i Kuq
Bota

A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

15/05/2022
Nuk iu kishte dhënë borxhin, dy persona e marrin peng dhe dhunojnë 31-vjeçarin
Aktualitet

Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë

15/05/2022
Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë
Aktualitet

Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë

15/05/2022
Next Post
Dieta fantastike kundër diabetit, ushqimet që ulin nivelin e sheqerit në gjak

Dieta fantastike kundër diabetit, ushqimet që ulin nivelin e sheqerit në gjak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
  • A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In