Kryesore

Kriza ekonomike, Basha pret në takim përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:02 - 21/05/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Dhomës Amerikanë të Tregtisë, me të cilët thonë se u diskutua në lidhje me krizën ekonomike dhe në veçanti domosdoshmëria për të përmirësuar klimën e biznesit.


Basha shprehet se la një trajtim të pandershëm të investitorëve në Shqipëri.


“Sot pata kënaqësinë të pres përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë – AmCham, z. Enio Jaco President i Bordit, Z. Alex MacFarlane Atasheu i Seksionit për Çështjet Politike & Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së, Z. Reshard Këlliçi Sekretar i Bordit dhe znj. Eni Xheko Anëtare e Bordit. Në qendër të diskutimit ishte kriza ekonomike dhe në veçanti domosdoshmëria për të përmirësuar klimën e biznesit, dhe tërheqjen e investimeve të huaja të cilat lidhen direkt me punësimin.


Lufta kundër monopoleve dhe trajtimit të pandershëm të investitorëve në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit, sundimi i ligjit dhe siguria juridike, janë disa nga sfidat jetike para të cilave ndodhet vendi dhe ekonomia.


Në takim diskutuam edhe mbi pasojat e Covid-19 në ekonominë shqiptare. Aksesi në likuiditet, lehtësimi i barrës fiskale për bizneset dhe mbështetja ndaj tyre për të ruajtur vendet e punës, janë ndër kërkesat e kahershme të AmCham dhe çështje prioritare të platformës tonë. Partia Demokratike mbështet propozimet e bëra publike të Dhomës Amerikane të Tregtisë – AmCham drejtuar qeverisë shqiptare, duke i konsideruar ato të drejta dhe të duhura për t’i dhënë përgjigje sfidës së përballimit të pandemisë ekonomike dhe rivitalizimin e ekonomisë në të ardhmen,”– deklaron Basha.


Etiketa: ,

Pas