Aktualitet

Kriza energjetike, Ahmetaj: Pas 48 orësh prezantojmë planin e qeverisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 07/10/21 |
mapo.al

Paralajmërimi i krizës së energjisë elektrike, është bërë temë e replikave në Kuvend mes zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe kryedemokratit Lulzim Basha.






Ahmetaj ka deklaruar se energjia elektrike ka prekur disa shtete, ndërkohë që në Shqipëri nuk është rritur çmimi i energjisë.


Ahmetaj ka paralajmëruar se pas dy ditësh, qeveria shqiptare do të prezantojë një plan që sipas tij synon të mbrojë shtresat në nevojë, sipërmarrjen e vogël dhe në të njëjtën kohë të sigurojë furnizimin e pandërprerë të energjisë.







“Deri në fund të vitit do vijnë 3 mln vaksina. Nuk jemi zoti të ndalojmë tërtmetin por përgjigjen e kemi në dorë. Mund të flasësh për varfërinë me tone të larta. Shkojnë tek ata që ju pretendoni që ju i shani si oligarkë. Inputet bujqësore, hoqëm TVSH-në. I thonë shqiptarëve që shikoni se ju jeni varfëruar. Ndërkohë modestisht dua të përmend që kursimet e vogla janë rritur. Rriten kredia për herë të parë. Filloi kredia deri në 7 %. Nuk dua t’i referohemi statistikave, por dua të japë një shifër.




Banka Botërore e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon. Sot kemi rimarrë të gjitha vendet e punës që humbën. Humbi gjithë Europa vendet e punës, por ne i rikthyem. 50 mijë vende pune u shpëtuan nga ndihma e dhënë. Nuk duhet të tallemi me shqiptarët. Një plan serioz mendohet. Energjia ka prekur gjithë botën, Britaninë, Italinë e Spanjën. Çfarë po ndodh këtu. Duroni 48 orë se do vijmë me një plan. Nuk është rozë situata, jemi larg por udhëtuam nëpërmjet greminës duke luftuar tërmetin dhe pandemisë.



Mbrojtja nga çmimet globale i ka amortizatorët më të dobët. I mban çmimet të subvencionuara. Do marrim masa rregullatore që do sigurojmë mbrojtjen e shtresave në nevojë, sipërmarrjes së vogël dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Kur diskutojmë, duhet të sjellim disa statistika që janë përtej nesh. Banka Botërore nxori një statistikë të rëndësishme, nga 34% në disa vite më parë, në 29%. Varfëria nuk ulet duke dalë e duke folur me intonacion populist” – tha Ahmetaj.

Deklaratat e Ahmetajt kanë sjellë reagimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit ka pyetur se si “Tiret e ekonomisë” e kishin planin gati pak ditë pasi kryeministri Rama paralajmëroi krizën energjitike.

“Tiret e ekonomisë pyesin si e kishit ju planin gati. Ky doli të dielën për t’ia zënë kafshatën në fyt shqiptarëve. Tirja e ekonomisë nuk përmendin taksën Rama mbi karburantin. Kemi 7 vite që kërkojmë ta heqin. 240 lekë të vjetra vazhdon tua marrë, por atyre që blejnë bukë. Siç ju thashë, këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzish se çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të qeverisë. 2.2 mld euro, sa paketa ndihmash mund të bëheshin për varfërinë. 120 mln euro që për luftën e tij personale me Beçhettin janë 2 herë më shumë se dy paketat gjysma. Një njeri i vetëm për shkak të luftës personale. Këto janë të vërtetat që nuk ka asnjë ushtrim propaganda t’i mohojë” – tha Basha.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas