Aktualitet

Kriza energjitike, Ahmetaj: Do të mbrojmë qytetarët nga rritja e kostove














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:13 - 06/10/21 |
mapo.al

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë detaje pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ahmetaj tha se kryeministri Edi Rama ka krijuar një grup ndërinstituacional që menaxhon dhe monitoron situatën për krizën energjetike.






Numri dy i qeverisë tha se kriza në fjalë e lajmëruar më herët nga kryeministri vjen për shkak të faktorëve në tregun global. Ahmetaj tha se grupi i punës i ngritur nga kryeministri ka si qëllim të mbrojë konsumatorët dhe bizneset e vogla nga kjo krizë, që pritet të sjellë çmime të larta. Zv.kryeministri tha gjithashtu se brenda javës, Rama do të shpalosë edhe masat e reja.


“Kam bërë një informacion mbi kabinetin për situatën e krizës energjetike. Situata energjitike është konseguencë e krizën globale. Ne fatmirësisht kemi zgjedhur 30 vite më parë të jemi në një ekonomi tregu. E keni dëgjuar, lexuar, se çfarë është duke ndodhur në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike.

Lexo edhe :  Momenti i diellit, kriza e energjisë rikthen vëmendjen te fotovoltaikët






Një kombinim tërësor faktorësh, që përfshin që nga shtimi i kërkesës për energji, për shkak të sjelljes së Rusisë, apo të furnizimit të energjisë.




Çmimet lëvizin ditë përditë. Sot Spanja e ka 260 euro, Gjermania e njëjta gjë. Ndërsa një pjesë e mirë e vendeve kanë transferuar koston te konsumatorët. Kryeministri ka ngritur një grup që e drejton vetë për të menaxhuar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Do t’i referohem asaj që ka thënë para disa ditësh që vala e çmimeve ndërkombëtare prek edhe brigjet e Shqipërisë.



Por jemi të gatshëm që të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Dua ta ndaj këtë me qytetarët, shumë shpejt brenda javës kryeministri do të shpalosë vetë masat për mbrojtjen e qytetarëve. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin nga kriza energjitike dhe rritja e kostove,” tha Ahmetaj.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas