Aktualitet

Kriza, Gjosha: Strategji kombëtare për ekonominë, në pak muaj 32 mijë biznese janë mbyllur,






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:03 - 01/10/20 |
mapo.al

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha denoncon situatën e rëndë që po kalon biznesi në Shqipëri, e veçanërisht biznesi i vogël.


Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Gjosha shprehet se është fakt që në Shqipëri vetëm në pak muajt e fundit janë mbyllur mbi 32 mijë biznese, 98% e të cilave i përkasin biznesit të vogël, nga mbyllja e të cilëve kanë mbetur pa punë rreth 42 mijë persona.


Ndaj thotë ajo, në kushtet kur biznesi nuk ka asnjë mbështetje financiare nga shteti, më shumë se kurrë kemi nevojë për një strategji kombëtare mbi ekonominë.



“Është fakt që në Shqipëri vetëm në pak muajt e fundit janë mbyllur mbi 32 mijë biznese, 98% e të cilave i përkasin biznesit të vogël!


Është fakt që mbi 42 mijë persona mbetën pa punë vetëm nga mbyllja e këtyre bizneseve!


Është fakt që sot biznesi nuk ka asnjë mbështetje financiare nga shteti!

Është fakt që sot taksat janë në nivelin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë!

Është fakt që janë dhjetëra Inspektoriate që terrorizojnë biznesin nëpërmjet gjobave.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një strategji kombëtare mbi ekonominë! Largimi i shqiptarëve nga vendi duhet ndalur menjëherë, duke i ofruar mundësi, shpresë dhe siguri!”, shprehet në reagimin e saj ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.


Etiketa: , , ,

Pas