Aktualitet

Kriza mund të jetë një mjelmë e zezë, por…e mirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 27/03/20 |
mapo.al

Nga David Smith






Javën e kaluar pashë një mjellmë të zezë. Shpendi ndihej i qetë teksa notonte në një liqen në Chartwell, pranë ish banesës së Winston Churchillit në Kent, të cilën e vizitove – sigurisht duke mbajtur një distancë të sigurt sociale – pak para se National Trust të mbyllte pronat e saj.


Mjellmat e zeza në Chartwell janë një dhuratë e bërë nga Philip Sassoon për Churchill-in, me të cilat udhëheqësi i madh i luftës pretendonte se kishte qenë në gjendje të fliste duke përdorur “gjuhën e mjellmës”, dhe nuk është çudi që ai mund të ketë qenë duke bërë shaka. Ata mbeten të pazakonta, megjithëse vizitorët në atë pjesë të Kentit ose ndonjë pjesë tjetër të Britanisë disa shekuj më parë do të ishin mahnitur nga pamja e një mjellme të zezë.







Kjo deri në fund të shekullit të 17-të, kur evropianët e parë – eksploruesit holandezë – hasën në mjellma të zeza – në Australi. Më pas mjellma e zezë u bë një koncept i rëndësishëm filozofik, siç artikulohet nga Karl Popper në teorinë e tij të falsifikueshmërisë. Ai shprehet: “Asnjë numër i shikimeve të mjellmave të bardha nuk mund të dëshmojë teorinë se të gjitha mjellmat janë të bardha. Shikimi i vetëm një mjellme të zezë mund ta kundërshtojë.” Tani, mjellma e zezë është më e lidhur me një filozof të ditëve të sotme, ekspertin e tregut financiar Nassim Nicholas Taleb, libri i të cilit, “Mjellma e zezë: Ndikimi i jashtëzakonisht i pamundshëm”, botuar në pranverën e vitit 2007, pak para se të pllakoste kriza globale financiare, u bë simbol i asaj krize dhe më tej i çdo ngjarje e papritur që nga ajo kohë.



Pa asnjë faj të tij, shumë prej nesh të ulur si dëgjues apo folës në sallat e konferencave, ose udhëheqësit e politikës dhe të biznesit të prirur që rrijnë mbi mjellma të zeza ose mjellma gri për çdo ngjarje të papritur, iu kemi referuar asaj. Shpresoj se e kam shmangur atë në bisedimet e mia, megjithëse nuk mund të premtoj se do ta bëj këtë në të ardhmen.



Sepse ka tre gjëra që e dallojnë krizën aktuale nga ato të mëparshmet. Së pari, siç thashë me shaka në dhjetëvjetorin e krizës financiare globale, çdo vit që kalonte numri i njerëzve që pretendonin se e kishin parashikuar ardhjen e saj po rritej, kështu që në 20 vjetorin e saj të gjithë do të pretendonin se e kishin bërë këtë. Kjo nuk ndodh kësaj here. Askush nuk e parashikonte këtë gjashtë muaj më parë. Madje kishte nga ata që edhe kur flitej për përhapjen globale të virusit që sapo ishte shfaqur në Kinë, as që e mendonin këtë. Askush nuk e pa që po vinte.

Së dyti, recesioni që ne po shohim, dhe që po konfirmohet në Britani dhe eurozonë, është si asnjë tjetër. Ky është një recesion mbylljeje, i shkaktuar nga mbyllja me forcë ose vullnetare e aktiviteteve normale ekonomike. Ka nga ata si James Bullard, presidenti i Federal Reservë në St.Louis në SHBA, që pyesin se a duhet ta quajmë këtë një recesion, apo më mirë ta quajmë një “investim masiv” në shëndetin publik, apo për mbijetesë.

Rastësisht, shumë njerëz duket se kanë vështirësi me idenë se mund të ketë një rritje më të madhe të aktivitetit ekonomik, kur shkaqet që e shkaktuan këtë krizë të zhduken. Më lejoni të jap një shembull: supozojmë se në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm, ekonomia është rikuperuar në 90 përqind të aktivitetit normal, nga 50 përqind që ishte një tremujor më parë. Efekti është një rritje e mprehtë, edhe pse gjërat në mënyrë të qartë nuk janë kthyer në normalitet. Një shembull i mirë ka qenë viti 2010, kur rritja ekonomike globale ishte 4.3 përqind, sipas Bankës Botërore, një kërcim i madh nga ekonomia globale e tkurrur e vitit 2009. Në fakt 2010 ishte viti më i fortë i rritjes pas krizës.

Janë tre gjëra që e dallojnë krizën e tanishme nga paraardhëset. E treta, që del pjesërisht nga sa më sipër, është se është një mjellmë e vërtetë e zezë; jo thjesht shumë e pamundur por plotësisht e papritur. Duke i vënë si faktor shumëzimi pandemitë globale dhe rrezikun e shëndetit kjo është një mjellmë e zezë, shumë më tepër sesa kriza financiare. Dhe nëse ka qenë e papritur deri më tani, ajo mund të marrë një kurs të papritur edhe në të ardhmen. Kjo tingëllon akoma dhe më e zymtë. Por ka edhe një anë tjetër që duhet ta shikojmë. Asnjë prodhues britanik, nuk është specializuar dhe nuk pritej që të prodhontre ventilatorë disa javë më pare. Por tani shumë prej tyre kanë kthyer duart e tyre për ta bërë me sukses këtë. Shkencëtarët po përshpejtojnë hulumtimet për mënyra të reja të trajtimit të pacientëve me antitrupa dhe për gjetjen e një vaksine të re. Kjo është një lloj përpjekje lufte dhe, siç e kemi parë në luftë, përparimi i shpejtë shkencor dhe teknologjik është i mundur kur shoqëritë janë nën një presion ekstrem. Mund të ketë mjellma të mira të zeza, siç ka edhe të këqija. Le të shpresojmë për rastin e parë në javët dhe muajt e ardhshëm. /The Time

*Autori është redaktori i ekonomisë në “The Sunday Times”./

/Përgatiti:Mapo.al/

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas