Qyteti i New York-ut po përfundon kontratat me Organizatën Trump pas trazirave të dhunshme të zhvilluara më 6 janar në ndërtesën e Capitolit në Shtetet e Bashkuara.
“Nxitja e një kryengritje kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara përbën qartë një veprimtari kriminale. Pra, qyteti i New York-ut nuk do të ketë më asgjë me Organizatën Trump,”- ka thënë kryetari i Bashkisë De Blasio MSNBC.
Sipas BBC, Organizata Trump ka kontrata për të drejtuar Carousel Central Park, dy shesh patinazhi në akull në Central Park dhe Kursin e Golfit Ferry Point në Bronx. Kontratat kanë vlerë 17 milion dollarë në vit.
Avokati i qytetit, James E Johnson, tha se nxitja e dhunës e presidentit ishte një gjë e neveritshme.
“Ne kemi planifikuar që është më mirë për qytetin, për procesin e anulimit të këtyre kontratave dhe përfundimin e lidhjeve të tij të biznesit me Organizatën Trump”, ka thënë ai.
Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara.
Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.