Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzon qeverinë Rama se po varfëron dhe zhyt cdo ditë e më shumë shqiptarët në krizë ekonomike. Sipas Tabakut, 177 biznese mbyllen cdo ditë. Por cila është zgjidhja? Jorida Tabaku thotë se kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik te PD.
“Në mesin e pandemisë dhe ramavirusit që po shkatërron ekonominë shqiptaret kane degjuar por se kane provuar ndikimin e paketes se ndihmes nga qeveria. Borite e propagandes bucasin fort ne perpjekje per te mbytur zerin e qytetareve qe po varferon dhe bizneseve qe po falimentojne. Por eshte e pamundur te fshihet papunesia, varferia dhe ulja e qepenave. 160 shqiptare ne dite humben punen qe prej fillimit te vitit. 177 biznese mbyllen cdo dite dhe keto jane vetem shifrat zyrtare.
Po te llogarisim dhe punonjesit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare qe nuk kane mundesi te ushqejne femijet e tyre eshte i frikshem per nje vend europian. Kesaj te vertete te hidhur dhe te dhimbshme qeveria shqiptare i eshte pergjgijur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale te parave te krimit dhe me vjedhjen e cdo fondit te mundshem per rindertimin. Ne ofruam planin tone për të shmangur thellimin e krizes gjate pandemise. Per te rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve.
Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët. Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët. Shqipëria ka potenciale dhe mundesi te rimekembet vetem me nje plan serioz ne sherbim te qytetareve dhe bizneseve. Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik te PD. Shqipëria në punë është synimi jonë” shkruan Tabaku në një postim në Facebook.