E gjithë bota po përballet edhe me një krizë ekonomike përveç luftës me pandeminë e COVID-19. Të dhënat e fundit, sipas BBC, tregojnë se deri sot, shifrat e papunësisë në Sh.B.A kanë arritur rekord tjetër.
6.6 milion amerikanë deklarohet se kanë dalë të papunë javën e kaluar, tregojnë shifrat zyrtare. Kjo shifër e tejkalon rekordin e lartë të dy javëve më parë, kur u raportua për 3,3 milionë të papunë.
Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 1982, kur SHBA kishin prej 695,000 të papunë. Kjo situatë vjen pasi zyrtarët në shtetet në të gjithë vendin kanë mbyllur restorante, bare, kinema, hotele dhe palestra në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.