Aktualitet

Kriza politike, Balla fton PD: Bashkëpunim për Reformën Zgjedhore






               Publikuar në : 16:05 - 11/09/19 |
mapo.al

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se takimi i presidentit me shefin e opozitës nuk përbën asnjë lajm. Duke folur nga Elbasani, Balla shprehu edhe njëherë gatishmërinë e mazhorancës për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore me kolegët e opozitës brenda dhe jashtë parlamentit.


“Zgjedhjet kanë qenë terësisht demokratike sakohë që asnjë partie politike nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ky është parimi themelor i funksionalitetit në demokraci. Është shumë e rëndësishme të rishprehim dhe njëherë gatishmërinë tonë dhe dorën e shtrirë për të bashkëpunuar jo vetëm me kolegët tanë të opozitës parlamentare, por edhe me partitë jo parlamentare. Lajmi që më thoni ju se Presidenti i Republikës në detyrë takon kryetarin e opozitës për mua nuk përbën lajm”, u shpreh Balla.


Etiketa: , ,

Pas