fbpx

Aktualitet

Kriza politike, Basha takim me Metën në Presidencë





               Publikuar në : 11:26 - 11/09/19 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shkuar në zyrë këtë mëngjes, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit, dhe kryedemokrati ka qëndruar përreth 60 minuta në Presidencë.


Mësohet se në fokus të takimit ka qenë kriza politike që po kalon vendi. Të hënën, në komisionin parlamentar të ngritur për kushtetushmërinë e dekreteve që anuloi 30 qershorin dhe më tej shpalli 13 tetorin për zgjedhjet vendore 2019, kreu i shtetit tha se i anuloi zgjedhjet pasi në protestën antiqeveritare të opozitës më qershor, kishte marrë informacione sekrete se kishte skenar për djegien e Parlamentit. Pas kësaj deklarate të kreut të shtetit opozita u distancua menjëherë, duke akuzuar qeverinë se fshihej pas skenarëve të tillë.



Ndërkohë, sot pasdite në orën 17:00 në Presidencë, kreu i shtetit do të mbajë një konferencë për mediat. Siç bën të ditur Presidenca, konferenca do të jetë në lidhje me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.


“Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhet në një njoftim zyrtar të Presidencës.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas