Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë sërish mesazhe të forta adresuar klasës politike për të kapërcyer krizën. Gjatë fjalës së tij me rastin e prezantimit të Mesazhit të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, për Ditën e 53-të Botërore të Paqes, Meta nënvizoi disa çështje kryesore “të nxehta” të momentit, një prej tyre ajo që ai e quan kambanë alarmi, “shpopullimin” e vendit nga largimi në masë i të rinjve nga vendi.
Duke nënvizuar se politika shqiptare ka ndikim të madh në këtë shpopullim, kërkoi një dialog “pa përjashtime dhe pa manipulime”.
“Shqipëria të shpëtojë nga dimri demokgrafik i Evropës. Nëse dikush këtu do më thotë që kjo ndodh edhe në vende të tjera, i them jo, kemi të bëjmë me shpopullim, jo largim. Është një situatë alarmante e dramatike që kërkon një përgjigje mbarëkombëtare. Vullneti poltik duhet të forcohet, duhet më shumë dashuri e vullnet, dialog më i madh e më i shpejtë do dekurajonin këtë fenomen largimi duke ndihmuar edhe shumë për celjen e negociatave për të kapur ritmin në arritjen në BE. Shqipëria për fat të keq ka një politikë që ende s’po ecën në drejtimin e duhur. Sot shqiptarët kanë nevojë për dialog të vërtetë, shqiptarët duan që zëri i tyre të dëgjohet. Në procesin e integrimit Shqipëria mbetet e ngadaltë dhe shrpesa është më e pakët se ajo në fillim të viteve 1990-2000. S’do ketë kurrë paqe të vërtetë nëse sdo ndërtojmë një sistem ekonomik të pastër”, u shpreh Meta.
Kreu i shtetit preku edhe çështjen e kufijve në rajon dhe tha se “plagët janë ende të freskëta, s’duhen lënduar më tej, të jemi vigjilentë ndaj cdo tentative që do cënonte qetësinë e paqen në rajon. S’mund të luhet me kufijtë në Ballkan si përpara një fletoreje vizatimi, presidenti i Malit të Zi tha me të drejtë se “s’ka vend as për Serbi të Madhe as për Shqipëri të Madhe se projekte të tilla hapin vetëm rrugë për tragjedi të mëdha”. Ne sot në rajon duhet të gjithë të punojmë jo për ndryshime kufijsh por për heqje kufijsh e partneritet të plotë në pozita të barabarta e me angazhimnn e përbashkët për tu anëtarësuar në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do vazhdojmë të jemi shembull për paqen në rajon dhe ata që e duan paqen”.
Presidenti Ilir Meta mbajti fjalën e tij në veprimtarinë e organizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me rastin e prezantimit të Mesazhit të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, për Ditën e 53-të Botërore të Paqes, me temë: “Paqja si udhë shprese: dialog, pajtim dhe kthesë ekologjike”.
LEXO EDHE:
Thirrja e Metës: Të ndalim shpopullimin e vendit, koha nuk pret