Friday, July 8, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kriza politike në Kosovë/ Debate në distancë në pritje Kushtetueses

by mapo.al
25/05/2020
in Aktualitet, Rajoni
0

Kosova ka hyrë në javën që cilësohet vendimtare për situatën politike meqë deri të premten Gjykata Kushtetuese pritet të publikojë vendimin rreth “kushtetutshmërisë” së dekretit të presidentit për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës.

Përgjatë debateve që pasuan vendimin e gjykatës për pezullimin e dekretit deri në vendimin përfundimtar, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë shkëmbyer polemika në distancë, ndonëse që të dy kanë theksuar se duhet lënë Gjykatën të punojë pa trysni.

Të hënën, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se të gjitha palët duhet të respektojnë kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese, po paraqitet dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare.

Sido që të jetë, ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë por edhe të respektojmë të gjithë kushdo që të jetë në krye të çdo institucioni apo spektri politik, shoqëria civile, mediat të gjithë të punojmë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë në ditët e ardhshme siç janë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë mos të pretendojë dikush që të bëj ndonjë presion”, tha presidenti Thaçi, duke nënvizuar se askush nuk mund të jetë mbi kushtetutën.

“Unë si president i vendit do të vazhdojë të respektojë gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta e Kosovës, në veçanti me garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit, duke përfshi këtu edhe Gjykatën Kushtetuese, sepse mandati im nuk buron nga Gjykata Kushtetuese, por nga Kushtetuta. Ne duhet të mësohemi të respektojmë institucionet e pavarura, institucione këto që dalin përtej kornizave të interesit ditor politik apo egos personale të çdo kujt. Ftesa ime është për të gjithë respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që do të del”, tha presidenti Thaçi.

Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë thirrje që gjykata Kushtetuese të lihet e qetë në punën e saj në mënyrë që të sjellë një aktgjykim të drejtë dhe meritor ndërsa ka paralajmëruar respektimin e vendimit me një kusht.

“Do ta respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa është interpretim i Kushtetutës”, ka thënë Kurti.

Të hënën ai bëri thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje duke përmendur si shembull edhe shtetet tjera që pritet të mbajnë zgjedhje gjatë muajve në vazhdim.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Kurti tha se ngërçi institucional ndodhë vetëm kur përjashtohen zgjedhjet.

“Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht”, shkroi Kurti.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka akuzuar presidentin Thaçi për ndërhyrje në proceset politike në vend dhe siç thuhet, përpjekje për krijim të vullnetit politik jashtë mandatit të tij me përpjekjet për të formuar një qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Vëzhguesit në Kosovë thonë se ndarjet e tilla në skenën politike lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese po e çojnë vendin drejt një pasigurie politike me rrezik për destabilizimin e tij.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë në mes të pandemisë së kornavirusit dy muaj ma parë, kur u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti./VOA/

Tags: debateKosovekriza politike

JU SUGJEROJME

E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”
Bota

E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”

08/07/2022
“Kaq i ri me kaq barrë mbi shpatulla, sa dhimbje njerëzore ishin bërë tatuazh në shpirtin e tij”
Aktualitet

“Kaq i ri me kaq barrë mbi shpatulla, sa dhimbje njerëzore ishin bërë tatuazh në shpirtin e tij”

08/07/2022
VOA: Spitalet shqiptare kanë nevojë për dhurim gjaku
Aktualitet

VOA: Spitalet shqiptare kanë nevojë për dhurim gjaku

08/07/2022
“Kur një ngjarje pason tjetrën”
Aktualitet

“Kur një ngjarje pason tjetrën”

08/07/2022
Next Post
Covid-19/ Italia regjistron 92 viktima në 24 orët e fundit

Covid-19/ Italia regjistron 92 viktima në 24 orët e fundit

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Erion Braçe flet për Ramën: Një muaj flasim, dy jo, të tretin zihemi prapë e nuk flasim për katër muaj
  • E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”
  • Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë
  • Zhduket prej dy ditësh 17-vjeçarja nga Gramshi
  • “Kaq i ri me kaq barrë mbi shpatulla, sa dhimbje njerëzore ishin bërë tatuazh në shpirtin e tij”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In