Presidenti amerikan, Donald Trump do të nisë vizitën e tij treditore në Britani, ku do të takohet me familjen mbretërore, para se të marrë pjesë në një organizim shtetëror. Kjo vizitë vjen në kohën kur Britania po përballet me një krizë politike, për shkak të largimit nga Bashkimi Evropian, si dhe pas vendimit të kryeministres, Theresa May për t’u larguar nga posti që ka. Gjatë vizitës së tij, Trump do të takohet edhe me Theresa May. Para arritjes së tij, Trump ka thënë se ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson do të ishte zgjidhje e mirë për ta zëvendësuar kryeministren May. Kjo ka shkaktuar protesta të shefit të laburistëve, Jeremy Corbyn.
“Se kush do të jetë kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, këtë duhet të vendosin britanikët dhe askush tjetër”, deklaroi shefi i partisë Laburiste në opozitë, Jeremy Corbyn.
Pas Britanisë, Trump do të realizojë vizitë edhe në Irlandë dhe Francë.