Kryesore

Kriza: Pse Berlini duket ndryshe nga ambasada e SHBA?






               Publikuar në : 21:16 - 15/03/19 |
mapo.al

Ditën e premte, ambasada e SHBA në Tiranë doli me një deklaratë të ashpër ndaj opozitës shqiptare. Fillimisht ata i quajtën zgjedhjet legjitime, ndërsa theksuan faktin se vendi ka bërë progres. Për ironi, dy ditë më parë ishte prezantuar raporti i përvitshëm i Departamentit të Shtetit ku thuhej se Shqipëria nuk ka bërë progres, ndërsa zgjedhjet janë dëmtuar nga akuzat për blerje votash.


A ka një paradoks në këtë mes? Vështirë ta thuash me siguri. Por ajo që dihet është se pas SHBA pati edhe një reagim nga ambasada e BE në Tiranë. Këta të fundit ishin më të butë në qëndrimin e tyre, duke kërkuar dialog mes palëve. Dikush mund të thotë se pas këtij qëndrimi të butë të BE fshihet vetë Berlini zyrtar.

Gjermania duket se ka një tjetër qasje ndaj SHBA kur bie fjala për rajonin tonë. Kjo po duket disi më qartë në rastin e Kosovës. A është ky momenti për të bërë të njëjtin krahasim edhe për Shqipërinë?

Fakt është se raportuesi gjerman në Bundestag për Shqipërinë, Christian Schmidt deklaroi po sot se përgjegjësi për krizën ka edhe qeveria.

Amerikanët njihen si më të drejtpërdrejtë në gjuhën e tyre dhe më të ashpër, por janë europianët që po vendosin për fatin e integrimit të Shqipërisë. Gjermanët e dinë se me çfarë duhet të merren në rast të përshkallëzimit të situatës në Shqipëri. Ata e dinë po ashtu se kur bie fjala tek krimi dhe korrupsioni shqiptar, pasojat i ndjejnë gjermanët më shumë se amerikanët përtej Atlantikut.

Megjithatë këto mbeten sërish në rangun e spekulimeve. Por askush nuk e mohon faktin që qeveria e Edi Ramës nuk i ka mirë punët me CDU-në e Angela Merkel, që edhe këtë herë ka nisur të rrudhë vetullat.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas