Kreu i shtetit Ilir Meta vijon konsultimet për krizën politike dhe kushtetuese që po kalon vendi, sipas tij. Pas takimeve me krerët e partive të “Opozitës së Bashkuar”, Meta ka pritur këtë pasdite në zyrën e tij në Presidencë, ish-kreun e shtetit, Prof. Rexhep Meidani, një personalitet ky i njohur i të majtës.
Nuk jepen detaje të hollësishme të bisedës së zhvilluar midis tyre, por presidenti Meta konfirmon në rrjetet sociale se kanë diskutuar për krizën e rëndë politike dhe institucionale në vend. “Së bashku me ish-Presidentin, Prof. Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan Meta.
Postimi i Metës
Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale.
Kujtojmë se disa muaj më parë, presidenti Ilir Meta deklaroi se nëse posti i kreut të shtetit do të ishte kusht për zgjidhjen e krizës, do të linte këtë detyrë vetëm nëse në vend të tij do të emërohej Rexhep Meidani, presidenti i Shqipërisë në fund të viteve ’90 dhe në fillim të vitit 2000.
LEXO EDHE:
Meta mbështet opozitën: Puç Kushtetues! Duhen zgjedhje të parakohshme
Çfarë u diskutua me Metën, Basha flet pas takimit në Presidencë
Etiketa: Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta, kriza politike, rexhep meidani