KMR

Kroacia, pioniere e nudizmit







               Publikuar në : 20:26 - 20/07/19 |
mapo.al

Kroacia me brigjet e saj është konsideruar një pioniere e nudizmit. Vendi ka një histori të gjatë të apasionuarish, pas një kredhjeje nga ato që të shkrijnë me natyrën, por trendi dikur mjaft popullor, sot nuk e ka shumë të lehtë të tërheqë ndjekës të rinj.


“Për mua, kjo lloj natyrshmërie është liri. Këtu mund të dalësh edhe pa qenë i veshur, e kjo të jep një ndjenjë lirie, është vërtet shumë e rëndësishme”, është shprehur një turist slloven.

“E gjitha ka të bëjë me stilin e jetesës. Këta janë njerëz që kërkojnë më shumë sesa thjesht të shohin natyrën, diellin dhe detin. Ata duan më shumë kontakt, më shumë komunikim, duan të kenë një marrëdhënie më të ngushtë me natyrën që i rrethon”, ka thënë një ekspert turizmi.

Mes vështirësive të mëdha për të tërhequr dishepuj të rinj, të devotshmit e nudizmit po luftojnë që ta shfrytëzojnë industrinë e turizmit të Kroacisë, në lulëzim për të ringjallur ditët e lavdisë, por kampet e tyre në Koversada duken shumë larg kulmit, që mbërrinin në vitet 80`, kur mbusheshin deri në 15.000 vetë./TCH/

  


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas