Aktualitet

Kroatët, marketing me Melania Trump






               Publikuar në : 15:03 - 16/07/19 |
mapo.al

Instituti i gjuhëve të huaja në Zagreb të Kroacisë ka bërë së fundmi marketing në një mënyrë mjaft interesante. Shkolla ka përdorur imazhin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e bashkëshoqëruar me shkrimin: “Imagjinojeni pak se sa larg mund të shkoni me njohjen e anglishtes”.


“Synojmë të nxisim debat dhe kaq”-është shprehur zëdhënësi i Institutit Ivica Buriç, duke hedhur poshtë zërat se pas kësaj forme të marketingut mund të fshihet ndonjë mesazh politik.

Por përse është zgjedhur pikërisht Melania Trump? Eshtë fare e thjeshtë! 47-vjeçarja flet krahas gjuhës native-sllovene, frengjishten, italishten, serbo-kroatishten, gjermanishten si dhe gjuhën e popullit që burri i saj përfaqëson-anglishten.

 


Etiketa: , ,

Pas