Aktualitet

Kroçera me mbi 900 pasagjerë bllokohet në Greqi, 12 anëtarë ekuipazhi rezultojnë me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 28/09/20 |
mapo.al

Greqi-Është bllokuar një kroçere me mbi 900 pasagjerë, pasi 12 anëtarë ekuipazhi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.


Kroçera “Mein Schiff 6” u nis mbrëmjen e së dielës nga Heraklion për në Korfuz, ndërsa tani do t’i duhet të mbërrijë në portin e Pierut, me urdhër të Mbrojtjes Civile, pas zbulimit të rasteve me koronavirus.


Në “Mein Schiff 6” u morën 150 mostra nga ekuipazhi dhe 12 prej tyre dolën pozitivë. Mediat greke raportojnë se pritet testimi edhe për pjesën tjetër, pasi kroçera operon në det me mbi 600 anëtarë ekuipazhi.



 




Etiketa: , , ,

Pas