Aktualitet

Kroçieri luksoz që po kthehet në bombë të Koronavirusit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 16/02/20 |
mapo.al

40 shtetas amerikanë që u hoqën nga karantina e kroçierës “Diamond Princess”, janë infektuar me koronavirus, thanë autoritetet.


Ata janë mes 400 turistëve që po largohen nga anija e ankoruar në një port në Japoni. Shumica do të transporohen me avionë qeveritarë për në SHBA, ndërsa të prekurit nga virusi do të qendrojnë në spitalet japoneze.



Ndërkohë, Kina, sic raporton BBC, ka forcuar kufizimet e lëvizjes në Hubei, province që është qendra e epidemisë.


Cfarë po ndodh në anije?

“Diamond Princess”, është në karantinë në portin Japonez, në Yokohama, me rreth 3400 njerëz brenda, që prej 3 shkurtit, pasi një burrë që zbriti në Hong Kong, u konstatua se ishte me koronavirus.

Dhe kjo është plaga më e madhe e këtij virusi, jashtë Kinës. Autoritetet Japoneze, thanë se numri i të prekurve brenda në anije, nga 70 ka arritur në 355.

40 amerikanët e prekur, është vendosur që do të trajtohen në spitalet japoneze.

Të tjerët, do të nisen menjëherë me aeropolane drejt SHBA. Nëse gjatë fluturimit, do të konstatohen simptoma të tyre, ata do të trajtohen në avion.

Sërish, të gjithë, me të mberritur në SHBA, do të kalojnë dy javë në karantinë.

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas