TIRANE – Kroi Art nuk pyet për emisionin, kërkon të pijë gji edhe në transmetim. Kështu ka ndodhur me djalin e Alban Dudushit dhe Bieta Sulos, I cili ka kërkuar të pijë qumësht edhe kur ishin në transmetim.
Vogëlushi kishte orën e të pirit dhe normalisht që nëna e tij do duhej t’i përgjigjej edhe pse ishte në transmetim në emisionin “Në Shtëpinë tonë”.
Kroi Art është afro 1 vjeç dhe që prej lindjes nuk i ka munguar asnjëherë ushqimi me qumësht gjiri.
Ushqyerja me gji i Bieta Sulos në transmetim ishte dhe një mesazh inkurajimi për të gjitha nënat që t’i ushqejnë fëmijët e tyre me gji.