Aktualitet

Kronologji: Sulmet terroriste në Francë në pesë vitet e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:47 - 29/10/20 |
mapo.al

Një militant islamik vrau tre persona dhe plagosi disa të tjerë në një kishë në qytetin francez të Nicës ditën e sotme. Por duket se sulmet me temë fetare nuk janë një gjë e re në Francë.


Këtu është kronologjia e sulmeve të pesë viteve të fundit në Francë:


16 tetor 2020 – Një mësuesi shkolle,  Samuel Paty iu pre koka në një lagje periferike të Parisit. Paty u kishte treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed në një leksion për lirinë e shprehjes, duke zemëruar disa prindër muslimanë. Myslimanët besojnë se çdo përshkrim i Profetit është fyes. Policia qëlloi për vdekje sulmuesin 18-vjeçar me origjinë çeçene.



25 shtator 2020 – Dy persona u plagosën me thikë në Paris, pranë ish zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo, ku militantët islamikë kryen një sulm në 2015. Një burrë me origjinë nga Pakistani u arrestua për sulmin.


3 tetor 2019 – Mickael Harpon, 45 vjeç, një specialist IT me leje sigurie për të punuar në selinë e policisë së Parisit, vrau tre oficerë policie dhe një punonjës civil përpara se të vritej nga policia. Ai ishte konvertuar në Islam 10 vjet më parë.


23 Mars 2018 – Një i armatosur vrau tre persona në jugperëndim të Francës pasi qëlloi mbi policinë, mori peng personat brenda një supermarketi. Forcat e sigurisë sulmuan ndërtesën dhe e vranë atë.

26 korrik 2016 – Dy sulmues vranë një prift dhe plagosën rëndë një tjetër peng në një kishë në Francën veriore përpara se të qëllohej nga policia. Francois Hollande, presidenti i Francës në atë kohë, tha se pengmarrësit kishin premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik.

14 korrik 2016 – Një person i armatosur drejtoi një kamion në një turmë që festonte Ditën e Bastiljes në qytetin francez të Nicës, duke vrarë 86 vetë dhe duke plagosur shumë më tepër në një sulm të pretenduar nga Shteti Islamik. Sulmuesi u identifikua si një francez i lindur në Tunizi.

14 qershor 2016 – Një francez me origjinë marokene vrau me thikë një komandant policie jashtë shtëpisë së tij në periferi të Parisit dhe vrau partneren e tij, e cila gjithashtu punoi për policinë. Sulmuesi i tha policisë se po i përgjigjej një apeli nga Shteti Islamik.

13 nëntor 2015 – Parisi u trondit nga sulme të shumta me armë dhe bomba në vendet publike përreth qytetit, në të cilat 130 njerëz u vranë dhe 368 u plagosën. Shteti Islamik tha se ishte përgjegjës. Dy nga 10 autorët e njohur ishin shtetas belgë dhe tre ishin francezë.

7-9 Janar 2015 – Dy persona të armatosur militantë islamikë hynë në zyrat e përjavshme satirike të Charlie Hebdo më 7 janar dhe vranë 12 persona. Një militant tjetër vrau një police të nesërmen dhe mori peng klientët në një supermarket më 9 janar, duke vrarë katër prej tyre para se policia ta qëllonte për vdekje.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas