Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me atentatin mafioz në Elbasan ku humben jeten tre persona.
Objektivi i atentantit dyshohet se ishte Endrit Alibej ose Dylgjeri, 34 vjec i cili është person me precedente penale për trafik kokainë ne disa vedne te Europes. Ai kishte ndryshuar edhe gjeneralitetet si pasoje e problemeve me drejtesine duke perdorur mbiemrin Alibej.
Viktima tjeter Arben Dylgjeri 54 vjec është xhaxhai i tij ndërsa shtetasi turk Erdal Duranay është i afërm i bashkëshortees së njerit prej pjestareve të fisit Dylgjeri.
Të tre personat qe mbeten viktime e sulmit sapo kishin dalë nga një lokal në zonën e Bradasheshit bashkë me familjet e tyre. Ata lëviznin në tre mjete, ku në njërin ishin të tre viktimat ndërsa në dy te tjera fëmijet dhe bashkëshortet e tyre.
Autoret mesa duket I kishin ndjekur levizjet e objektivit te atentatit teksa I ishin drejtuar vetëm makinës ku ishte Endrit Alibej , Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk.
Makinës “Range Rover” që drejtohej nga shtetasi turk Erdal Durunay iu bë prite rreth orës 21:15 nga disa persona.Nga makina e tyre atentatoret happen zjarr duke shkrepur 25 plumba.
Hetuesit u rikthyen ne mengjes ne vendin e ngjarjes per te grubmulluar prova te reja nderkohe qe forcat speiciale vijojne kontrollet ne qytet ne kerkim te atentatoreve. Mesohet se disa persona u shoqeruan per tu marre ne pyetje.
Prishja e pazareve te drogës është pista kryesore ku eshte perqendruar puna e grupit hetimor.Të tre personat që u qëlluan për vdekje kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer në Shqipëri.
Për shtetasin turk ka pak të dhëna por dihet vetëm që motroa e tij ishte martuar me nje pjestar te fisi Dylgjeri.Arben Dylgjeri 54 vjec I cili prej vitesh jetonte dhe punonte ne Angli nuk rezulton te kete pasur precedente penale. Endrit Alibej duket se ishte shenjestra e atentatit dhe konfliktin dyshohet ta kete pasur jashte vendit./vizionplus/