Aktualitet

Kroos dhe Ramos nuk mjaftojnë, Celta shtang Realin në “Bernabeu”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:05 - 16/02/20 |
mapo.al
Real Madridi do të dalë me një barazim 2-2 nga Santiago Bernabeu pas sfidës së luftuar me Celta Vigon. Ishte një ndeshje me gola dhe emocione, në fund, megjithëse Reali dominoi, nuk mund të thuhet se Celta nuk e meritoi pikën pasi ka bërë një ndeshje të mirë, sidomos në mbrojtje.


Smolov ka shënuar golin e avantazhit për miqtë pas 7 minutave lojë. Toni Kroos ka barazuar pas shumë tentativave në pjesën e dytë.



Ramos ka shënuar golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë. Kur u duk sikur Reali do të arrinte ta menaxhonte rezultatin deri në fund, Celta ka goditur përsëri vendasit me Mina.


Reali ruan vendin e parë, ndërsa Vigo ka marrë një pikë të rëndësishme për mbijetesën.


Etiketa: ,

Pas