Aktualitet

Krujë – Kanosi me armë 41 vjeçarin dhe i vodhi makinën, prangoset autori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:26 - 24/12/20 |
mapo.al

Krujë – Një 40 vjeçar është vendosur në pranga, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri dhe më pas i ka vjedhur makinën një personi.






Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet B.Ç., banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penala “Kanosja”.


40-vjeçari u arrestua pasi më datë 23 dhjetor të këtij viti ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, 41-vjeçarin me inicialet V.B. e më pas i ka vjedhur makinën tip “Opel”.





Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, Policia i ka gjetur automjetin e vjedhur, si dhe ka konstatuar se B.Ç. po ndërtonte një objekt në pronën e tij, pa leje.



Njoftimi i Policisë:


Dyshohet se e kanosi me armë zjarri një shtetas dhe më pas i vodhi mjetin, arrestohet nga Policia autori i dyshuar.

-40-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 23.12.2020, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin V. B., 41 vjeç, e më pas i ka vjedhur mjetin tip “Opel”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. Ç., kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin tip “Opel”, si dhe kanë konstatuar se ky shtetas po ndërtonte një objekt në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas