Aktualitet

Krujë/ Kultivonin lëndë narkotike në afërsi të banesave, 2 në pranga







               Publikuar në : 12:23 - 18/07/19 |
mapo.al

Dy persona janë vendosur sot në pranga në Krujë për kultivim të lëndëve narkotike. Ata janë identifikuar si I.S. (55 vjeç) dhe L.S. (61 vjeç), të dy banues në Arrameras.


Pas kontrollit të ushtruar, të ndërmarrë nga informacionet nëpër rrugë operative, uniformat blu iu gjetën në afërsi të banesave të tyre fidanë të cannabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike në shtëpinë e personit me iniciale L.S, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas