Aktualitet

Krujë/ Ndoti ajrin me furrën e prodhimit të gëlqeres, procedohet penalisht 49-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:46 - 11/08/20 |
mapo.al

Një 49-vjeçar nga Kruja do të procedohet penalisht, pasi akuzohet për veprën penale “Ndotja e ajrit”.


L.P., banues në fshatin Burizanë, të Krujës, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar në këtë mënyrë ndotje të ajrit.


Ngjarja ka ndodhur në vendin e  quajtur “Krastë”, ndërsa Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:


Krujë

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Procedohet penalisht një 49-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin:

L.P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: ,

Pas