Aktualitet

Krujë – Plagosi me armë zjarri pronarin e fasonerisë, në pranga autori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:13 - 02/05/21 |
mapo.al

Autori i plagosjes me armë të 61-vjeçart Arben Dedja, në Krujë është kapur nga policia ditën e sotme.





Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi F. RR., 42 vjeç banues në fshatin Luz të Fushë Krujës.


Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa shton se 61-vjeçari Dedja, i cili është dhe pronari i një fasonerie, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.





Njoftimi i policisë:



Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur” Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme

Lexo edhe

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë, plagoset pronari i një fasonerie

29



CLOSE
CLOSE
Pas