Dy kultivues kanabisi të shpallur në kërkim, janë vendosur në pranga nga Policia e Krujës. Bëhet fjalë për të identifikuarit me inicialet A.S. (24 vjeç) dhe A.L. (22 vjeç), të dy banues në fshatin Murqinë.
Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar për to masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.