Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Zallë të Krujës, rreth orës 19:20.
Policia raporton se në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Automjeti është dëmtuar pjesërisht.
“Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” – thuhet në njoftimin e policisë.