Aktualitet

Krujë/ U goditën me grushta dhe sende të forta, pranga dy vëllezërve dhe xhaxhait të tyre





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:34 - 13/07/20 |
mapo.al

3 persona nga e njëjta familje janë arrestuar në Krujë, pasi u konfliktuan për motive të dobëta, pranë banesës së tyre.


A.D., 32 vjeç, E.D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F.D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë, janë konfliktuar fizikisht duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.


Ata janë arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”.


Njoftimi i Policisë:


Krujë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.D., 32 vjeç, E.D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F.D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas