Kryesore

Krushqi politike? Djali i Bashkim Finos martohet me vajzën e zyrtarit të…






               Publikuar në : 23:59 - 27/12/18 |
mapo.al

Djali i deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino, Redi i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me vajzën e anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gëzim Podgoricës, Edlira.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar në profilin e tij në “Instagram”, foto nga momenti i celebrimit, i cili është mbajtur në ambientet e brendshme të bashkisë dhe çifti ishte bërë shumë elegant.



Redi kishte veshur një kostum të zi, me këmishë të bardhë dhe papion, ndërsa Edlira një fustan nusërie të bardhë, model sirenë pas trupit.

“Shumë urime Redi Fino dhe Edlira Podgorica teksa nisni udhëtimin më të bukur të jetës suaj bashkë! I lumtur për miqtë e mi Bashkimin e Gëzimin tek shohin fëmijët e tyre të krijojnë familjen më të re të Tiranës! Të trashëgohen!”,- shkruan Veliaj në postimin e tij.

Ndërkohë kujtojmë se çifti organizoi dasmën në 12 dhjetor, ndërsa sot celebruan zyrtarisht dashurinë e tyre./TCH/

<
>
5c1287aa93badedlira2 5c128787829d5edlira 46273779_211995476394874_1357517019638179123_n 1544718305_redifinoedlira auto_anjezadyrmishi_photographer_46065553_964877377039308_3772053296079397597_n-1024x10241544704783 deputet-350x350 edlira redi-edlira1 redi-edlira-1 redi-edlira2 redi-edlira3 redi-edlira5 redi-edlira6 redi-edlira7 redi-edlira4


Etiketa: , , , , ,

Pas